|
Burime në gjuhën shqipe
EIN është specializuar të japë informacion për ligjin e imigracionit dhe të
refugjatëve nëpërmjet Internetit, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe
Evropë. Ne nuk jemi të regjistruar për të dhënë këshilla vetë (kështu që ju
lutemi të mos kontaktoni drejtpërdrejt me ne për këshilla), por ne u japim
njerëzve informacion të dobishëm. Këto faqe janë përkthyer për ne nga dikush
dhe nuk është e domosdoshme që ne ta flasim gjuhën tuaj në zyrën tonë.
Sidoqoftë, EIN beson se burimet e mëposhtme do të jenë të dobishme për ata
njerëz që kërkojnë informacion për çështje të imigracionit, azilit ose
refugjatëve, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë. Ne bëjmë ç'është
e mundur që këto lidhje në internet të funksionojnë dhe që adresat në internet
të jenë të plotësuara me të dhënat më të fundit, por ne nuk mbajmë përgjegjësi
nëse merrni ndonjë këshillë të pasaktë.
--------------------------------------------------------------------------
Këshilli Evropian (Council of
Europe)
Këshilli Evropian (Council of Europe) është një organizatë ndërqeveritare, që
ka për qëllim:
të mbrojë të drejtat e njeriut, demokracinë pluraliste dhe shtetin ligjor; të
nxisë vetëdijen dhe të inkurajojë zhvillimin e identitetit dhe ndryshimit
kulturor të Evropës; të kërkojë zgjidhje për problemet që përballon shoqëria
Evropiane (diskriminimi kundër minoriteteve, ksenofobi (frika nga gjërat e
huaja), papajtueshmëria, mbrojtja e mjedisit, riprodhimi njerëzor me klone,
Sida, droga, krimi i organizuar, etj.);
--------------------------------------------------------------------------
Organizata
për Këshilla për Refugjatët (Refugee Outreach Advice Partnership)
Ka për qëllim të sigurojë këshilla për refugjatët dhe azil kërkuesit në Angli,
të cilët kanë hasur vështirësi të veçanta për të përdorur këto shërbime që
japin këshilla.
Është vënë në dispozicion një seri prej 9-të fletëpalosjesh me informacion, të
cilat japin këshilla dhe të dhëna themelore për secilën prej fushave të
mbuluara nga projekti.
Fletëpalosjet e mëposhtme janë të disponueshme, ato japin këshilla dhe të dhëna
themelore për secilën prej fushave të mbuluara nga projekti.
"Aplikimi juaj për azil"
"Procesi i azilit"
"Shpjegimi i kërkesës suaj për azil"
"Ndihmat për azil kërkuesit dhe refugjatët"
"Strehimi për azil kërkuesit dhe refugjatët"
"Përkrahja e azilit"
"Kalimi i vështirësive për shkollim"
"Të drejtat për shkollim për azil kërkuesit dhe refugjatët"
"Punësimi për azil kërkuesit dhe refugjatët"
--------------------------------------------------------------------------
Zyra e Përfaqësisë së
Shërbimeve të Imigracionit (The Office of the Immigration Services Commissioner
- OISC)
Faqja në internet e 'OISC'-së jep detaje të një liste këshilluesish të
regjistruar ose të përjashtuar nga detyrimi ndaj 'OISC'-së. Jep lidhje të
faqeve të tjera në internet me informacion për ata këshillues që nuk janë të
detyruar të regjistrohen me 'OISC'-në, si psh, avokatët që ushtrojnë
profesionin, barristerët dhe zbatuesit ligjorë. Shpjegon gjithashtu se si të
drejtoni një ankesë tek 'OISC'-ja ndaj një këshilluesi imigracioni.
--------------------------------------------------------------------------
Broshura të Këshillit të Refugjatëve (Refugee Council)
Këshilli i Refugjatëve (Refugee Council) është organizata më e madhe në
Mbretërinë e Bashkuar, e cila punon me azil kërkuesit dhe refugjatët. Ata jo
vetëm që japin ndihmë dhe përkrahje, por gjithashtu punojnë me azil kërkuesit
dhe refugjatët për të siguruar që nevojat dhe shqetësimet e tyre shqyrtohen.
Broshurat e mëposhtme janë të disponueshme, ato japin këshilla dhe të dhëna
themelore.
"Informacion
për azil kërkuesit"
"Informacion
për refugjatët dhe personat me Leje të Veçantë Qëndrimi (ELR)"
"A jeni viktimë e ngacmimeve me motive raciale?"
"A
ju është refuzuar azili?"
--------------------------------------------------------------------------
Multikulti
Përkrah shtetësinë duke dhënë informacione të përshtatshme për kulturën, të
përkthyera me përpikëri, në fushat e ligjit të mirëqenies - të cilat janë
borxhet, punësimi, shëndeti, strehimi, imigracioni dhe ndihmat e mirëqenies.
|